Image default

Kurti: Ende nuk e kam parë vendimin e Gjykatës Supreme – fitorja e LVV-së quhet 61 deputetë

Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit me qytetarë në Prizren, ka folur rreth vendimit të Gjykatës Supreme, të cilit ia pamundëson të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka shiku vendimin e Supremes, por se sapo të arrijë në zyrat e partisë, do të dalë me deklarim.

Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje, pasi beson se LVV do t’i fitojë 61 deputetë.

“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka pranuar pjesërisht ankesën e ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me heqjen nga lista të pesë kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi- Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Tutje në njoftim thuhet se gjykata ka konstatuar se në lidhje me kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi – Murtezi, PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar.

The post Kurti: Ende nuk e kam parë vendimin e Gjykatës Supreme – fitorja e LVV-së quhet 61 deputetë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Katër raste të ri-infektimit të mjekëve me COVID-19, dy janë të konfirmuara

Radio-Ahireti

Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Radio-Ahireti

Rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje merr 49.95%

Radio-Ahireti

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e çojnë në Apel kërkesën për lirim nga paraburgimi

Radio-Ahireti

SHBA, rriten masat e sigurisë para inaugurimit të Joe Biden

Radio-Ahireti

VV-ja e quan skandal dhe të rrezikshëm tërheqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit

Radio-Ahireti