kurti:-lista-jone-do-t’i-kete-110-kandidate-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit

Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.

The post Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Edhe sot shumë të vdekur dhe raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Radio-Ahireti

Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Nigeri: Persona të armatosur rrëmbejnë 317 vajza nga një konvikt

Radio-Ahireti

Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Specialja

Radio-Ahireti

LDK bëhet me kryetar të ri

Radio-Ahireti