kurti-ne-prekaz:-drejtesia-per-familjen-legjendare-jashari-as-qe-ka-filluar

Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

Ai kujtoi dhe nderoi sakrificën e secilit anëtar të familjes Jashari duke thënë se drejtësia për sulmin e Serbisë as nuk ka nisur, njofton Klan Kosova.

“Tre breza para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. U sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasë asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”.

Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Përfaqësuesja e Kosovës në Izrael, vaksinohet kundër COVID-19

Radio-Ahireti

Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Radio-Ahireti

Lokalet shfrytëzojnë natën e fundit para mbylljes, organizojnë me të madhe ndeja me shumë të ftuar

Radio-Ahireti

Një polic i vrarë në sulmin pranë Kongresit amerikan

Radio-Ahireti

Statistika e COVID-19/ Prishtina prinë me rreth 25 mijë raste

Radio-Ahireti

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Radio-Ahireti