Image default

Kurti: Plani i parë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje direkte në Facebook në shpalosjen e programit qeverisës, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai, ndër të tjera, në programin politik shëndetësor në rast të udhëheqjes së shtetit nga subjekti politik Vetëvendosje, ka përfshirë vaksinimin e 60% të popullatës, si dhe përmirësim të cilësisë së infrastrukturës shëndetsore.

Vaksinimi i së paku 60 % të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve mbrojtëse, testeve dhe barnave, kanë qenë elementet e programit politik shëndetësor të VV-së.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

The post Kurti: Plani i parë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Radio-Ahireti

Burgim i përjetshëm për vrasësin e presidentit të një rajoni gjerman

Radio-Ahireti

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Radio-Ahireti

Një i vdekur dhe 398 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Kurti: Ende nuk e kam parë vendimin e Gjykatës Supreme – fitorja e LVV-së quhet 61 deputetë

Radio-Ahireti

13 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti