kurti:-se-shpejti-finalizohet-programi-qeverises-dhe-plani-i-veprimit

Kurti: Së shpejti finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se gjatë së shtunës dhe të dielës bashkë me kabinetin qeveritar kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e programit Qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Kurti shkruan se qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht.

Ai thotë se së shpejti do të jetë i gatshëm eedhe dokumenti që përcakton qartë prioritetet në çdo fushë.

“Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë̈ qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim”, ka shkruar Kurti.

Kurti më tej shkruan se qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe se programi i tyre qeverisë do të reflektojë kërkesat dhe të drejtët e qytetarëve.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësuar ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim”, ka shkruar Kurti në “facebook”.

The post Kurti: Së shpejti finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

24 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Radio-Ahireti

KQZ vendos të rinumërohen vetëm 12 vendvotime

Radio-Ahireti

Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave

Radio-Ahireti

Rastet ditore me Covid në Indi kalojnë 100,000

Radio-Ahireti

Në Maqedoninë e V. arrijnë 200 mijë vaksina nga Kina

Radio-Ahireti

Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët “vërshojnë”për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë

Radio-Ahireti