kurti:-s’mundemi-me-i-mbushe-ambasadat-e-ministrite-me-kusheri,-ata-jane-per-shtepi-e-per-gazmende-private

Kurti: S’mundemi me i mbushë ambasadat e ministritë me kushëri, ata janë për shtëpi e për gazmende private

Përpos që të njëjtit nisën të bënin fushatë javë më parë, nga 3 shkurti janë edhe më aktiv në çdo komunë të Kosovës.

Njësoj kanë vepruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila garon në të njëjtën listë me partinë e Kurtit.

Gjatë vizitës së tyre në njërën prej komunave si dhe bashkëbisedimit me qytetarë, Kurti ka deklaruar se s’do të ketë më kushëri nëpër ministri dhe se fisi është për dasma e gazmende private, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat dhe ministritë me kushëri. Kushërinjtë janë për shtëpi. Fisi është për dasmë, gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, ka deklaruar Kurti.

Duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës si dhe ditës kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit dhe do t’i japim epilog këtyre zgjedhjeve, duke zgjedhur kështu udhëheqësit e tyre./Lajmi.net/

 

TË ngjajshme

Mbi 100 prokurorë e gjykatës do të ndjekin procesin zgjedhor në Kosovë

Radio-Ahireti

Gjermania regjistron 3.856 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Fillojnë çarjet në LDK? Deputetja e afërt me Lutfi Hazirin del në përkrahje të Osmanit për presidente

Radio-Ahireti

Fatmir Limaj tregon a kishte marrëveshje paraprake për një koalicion PDK-Nisma

Radio-Ahireti

​Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë vdiqën nga koronavirusi

Radio-Ahireti

A do ta sfidojë PDK – Vjosa Osmanin me kundërkandidat për president? Flet Enver Hoxhaj

Radio-Ahireti