kurti-uron-ramazanin:-agjerimi-per-besimtarin-eshte-sfide-fizike-dhe-psikike,-shembull-i-sundimit-te-mendjes-mbi-trupin

Kurti uron Ramazanin: Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike, shembull i sundimit të mendjes mbi trupin

Kurti tha se për 14 shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivimin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobëtin, të varfërin dhe të sëmurin.

Ai shtoi se agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike dhe se është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin, transmeton lajmi.net.

Kurti theksoi se edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marrë jetë njerëzisht anembanë globit, por që dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit.

Postimi i plotë:

Sonte fillon Ramazani, muaji më i veçantë i fesë islame. Për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.

Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin.

Edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marr jetë njerëzish anembanë globit.

Dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm.

Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Gërvalla: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

Radio-Ahireti

Simiq i kundërpërgjigjet Kurtit për ndryshime kushtetuese për bashkim kombëtar

Radio-Ahireti

Kryetarja e Kuvendit nuk e njeh ligjin, kërkon dy anëtarë më pak për Bordin e OSHP-së

Radio-Ahireti

Evakuohet fabrika e vaksinave për Covid-19, iu dërgua pako e dyshimtë

Radio-Ahireti

Kosova drejt 9 mijë rasteve aktive me COVID-19, paralajmërohen protesta nëse rikthehen masat

Radio-Ahireti

Gecaj reagon pas deklaratave të Bashës: Krahasimet me pushtetin e Millosheviqit i bëjnë vetëm të çmendurit

Radio-Ahireti