Image default

Kush janë politikanët që e kanë ditur 2 muaj më herët datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Në një bisedë në emisionin Frontal në T7, Hajredin Kuçi ka treguar për ngjarjet para dhe gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ish zv. kryeministri i Kosovës, ka treguar se kur për herë të parë është përmendur data 17 shkurt si datë ideale për shpalljen e pavarësisë.

“Në dhjetor të vitit 2007, bashkë me Thaçin kemi pasur një takim në SHBA në atë takim na është propozuar që të jetë data 17 shkurt pasdite. Bërns, ka qenë ai që ka propozuar datën 17 shkurt pasdite, ose 18 shkurt paradite. Thaçit nuk i pritej, dhe aty u morëm vesh që të dielën të shpallet pavarësia”, ka thënë Kuçi.

Por njeriu më i afërt i Thaçit ka thënë se shumë pak njerëz e dinin këtë datë.

“Shumë pak njerëz e dinin datën. E dinte Thaçi, unë dhe presidenti Sejdiu. Besoj edhe ndonjë bashkëpunëtor i ngushtë i presidenti Sejdiu, Vlora Çitaku, Bekim Çollaku, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Limaj e disa bashkëpunëtor të ngushtë. As familja ime nuk e ka ditur deri në ditën e fundit”, ka thënë Kuçi në Frontal.

Gjatë kësaj bisede Kuçi ka treguar se Thaçi ka refuzuar kërkesën e Havier Solanës që shpallja e pavarësisë të shtyhet për 8 mars, pasi të jenë kryer zgjedhjet në Spanjë.

“Ishte kërkesa e Solanës, në atë kohë ishte përfaqësuesi i lartë për siguri në BE, i cili kërkonte ta shtynte shpalljen e pavarësisë me datën 9 mars sepse ishin zgjedhjet në Spanjë, por kryeministri Thaçi nuk pranoi shtyrjen”, ka thënë Kuçi.

TË ngjajshme

Biden: Ekonomia amerikane ende në vështirësi

Radio-Ahireti

Këto janë votat e deputetëve të LDK-së nga 62 për qind e vendvotimeve

Radio-Ahireti

​Hoti dënon rrahjen e djalit të Rashiq: Dhuna është e papranueshme

Radio-Ahireti

Zeka për aksionin: Ka qenë një rrjetë e krimit, brenda dhe jashtë kësaj ministrie

Radio-Ahireti

Ministri merr pjesë në varrimin e Albert Krasniqit

Radio-Ahireti

Finalizohet Projektligji për Kompensimin e viktimave të krimit

Radio-Ahireti