kuvendi-do-te-perfaqesohet-nga-14-deputete-qe-kane-aktakuza-aktive

Kuvendi do të përfaqësohet nga 14 deputetë që kanë aktakuza aktive

Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë. Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Në vazhdim, IKD paraqet integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara.

1. Integriteti i listës së deputeteve të LVV-së

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, nëntë (9) prej tyre kanë pasur aktakuza aktive dhe të gjithë kanë fituar mandatin e deputetit:

2. Integriteti i listës së deputeteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020, nga 110 kandidatë për deputetë që kishin garuar për deputet ishin tetë (8) kandidatë me aktakuza aktive, ndërsa tre (3) prej tyre sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit.

Integriteti i listës së deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga 110 kandidatë për deputetë, kanë qenë pesë (5) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive, prej të cilëve, vetëm njeri prej tyre ka arritur që të zgjedhet deputet.

Integriteti i listës së deputeteve të Listës Serbe

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, është një (1) kandidat cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Profesori amerikan: Kurti nuk duhet ta bllokojë Kosovën veç pse ligji s’ia lejon të kandidojë

Radio-Ahireti

I solli dy minoritarë në Kuvend që të votojnë Osmanin, Sheholli tregon çfarë iu premtoi Kurti

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Radio-Ahireti

DASH, thirrje Kosovës t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

Radio-Ahireti

Rama: Kurti po merret me fushatën në Shqipëri

Radio-Ahireti

Ish-ushtari i UÇK-së në tubimin e VV-së: Krenar që jam pjesë e PDK-së, ju mos na tregoni për luftën

Radio-Ahireti