lajcak-reagon-pas-kritikave-per-harten-ku-e-paraqiti-kosoven-pjese-te-serbise-–-thote-se-u-keqinterpretua

Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua

Sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk është parë qartë harta.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

Kështu shkruan ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndryshe, pas raportimeve për këtë hartë kanë reaguar edhe nga BE-ja, por një reagim e ka bërë edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano thotë se pretendimet rreth hartës janë të pavenda.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është përputhje me pozicionin e Bashkimit Evropian- statusi neutral. Unë do të rekomandoja të gjithë të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizimin e raporteve, në vend të përpjekjeve që të krijohen storie të rreme”, shkruan Stano në Twitter.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ku në zyrën e tij kishte shfaqur hartën e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Tëitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.

“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # ËB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo.

Ajo po ashtu përmes këtij statusi iu drejtua Lajçakut, se sa më gjatë ta shmang hartën që ia ka dhuruar, aq më gjatë puna e tij do të jetë e dështuar.

“Sa më gjatë që të shmangni hartën që ju kam dhuruar, aq më gjatë puna juaj do të jetë e dështuar”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Twitter. /Telegrafi/

The post Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

FMN: Korona po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Radio-Ahireti

Kryeministri Rama viziton Xhaminë e Plumbit në Shkodër që do të restaurohet nga Turqia

Radio-Ahireti

Katër të vdekur dhe 290 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Pak para seancës, këta janë emrat që pritet të jenë ministra në Qeverinë Kurti 2

Radio-Ahireti

Thaçi: Nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme, së shpejti tërhiqem nga politika

Radio-Ahireti

Prokurorja: Shumica e dëshmitarëve do të përdoren në gjyq ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Radio-Ahireti