lenjani-tregon-sa-zgjasin-efektet-e-vaksines-anti-covid

Lenjani tregon sa zgjasin efektet e vaksinës anti-Covid

Ai tha se Klinika Emergjente iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj.

Mes tjerash, Lenjani shtoi se mund të ketë ndëshkime për mjekët të cilët dërgojnë pacientin pa ndonjë kriter në nivelin e shërbimit dytësor.

“Po e ka penguar shërbimin emergjent. Në rastet e sëmundjeve të cilat kërkojnë trajtim mjekësor në shërbimin klinik emergjent për shkak se shërbimi klinik emergjent përveç sëmundjeve, lëndimeve dhe helmimeve është ballafaquar edhe me pritjen e të sëmurëve me Covid-19. Poashtu shumica e klinikave janë të stërmbushura me pacientë të cilët vuajnë nga Covidi dhe zakonisht këtyre pacientëve u është humbur e drejtë për tu pranuar në spital për shkak të mungesës së vendeve”.

“Në kuadër të komitetit të shërbimit spitalor iu kemi dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale. Mendoj se pa një sistem të mirëfilltë të referimit dhe mjekët të cilët e dërgojnë pa ndonjë kriter në nivelit e shërbimit dytësor mund të ndëshkohen sipas ligjit që e përcakton ligji për shëndetësi. Nëse nuk do të kemi ndëshkime në aspektin e sistemit të referimit nuk mund të dërgohet një i sëmurë i cili më parë nuk ka kryer asnjë ekzamimin në nivelin parësor dhe dytësor e ngarkojnë shërbimin klinik emergjent”, tha ai.

Sipas tij, në bazë të ligjit për kujdesin emergjent mjekësor Klinika Emergjente ka në dispozicion 50 lloje të barnave të listës emergjente, duke shtuar se mungojnë stoqet rezervë.

“Deri tani klinika është e pajisur me pajisje mjekësore dhe me barna të natyrës emergjente. Në bazë të ligjit për kujdesin emergjent mjekësor klinika emergjente ka në dispozicion 50 barna të listës emergjente. Këto barna aplikohen në mënyrë ampulare”.

“Te ne ndërhyrjet operative apo emergjente mjekësore duhet të jenë përmes qarkullimit të gjakut. Deri më tani nuk kemi reflektuar për ndonjë mungesë. Ideja ime ka qenë që të kemi stoqe rezervë, ku pas vitit 2012 shërbimi spitalor klinik universitar na ka marrë këtë të drejtë sa i përket”.

Lenjani tha se marrja e vaksinës mund të ketë efekte të përgjithshme si të një gripi sezonal me kokë dhimbje, gjë e cila mund të zgjasë 12 orë.

Ndërsa, ai apeloi te personat që kanë probleme me zemër, tru, enë të gjakut dhe sëmundje të mushkërive të konsultohen me mjekun e tyre në mënyrë që të mosvije te ndonjë ndërlikim.

“Secila klinikë ka dërguar listën e punëtorëve mjekë infermier dhe stafit mbështetës. Unë si drejtor klinike jam vaksinuar me vaksinën kundër Covidit dhe afër 50% kanë marrë vaksinën dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim edhe personeli tjetër do të marrin vaksinën sepse mund të ketë efekte lokale dhe mund të ketë ndonjë efekt të përgjithshëm po zakonisht janë emetim të një gripi sezonal me kokë dhimbje, me temperaturë, dhimbje muskulore dhe shpeshherë mund të ketë me marramendje”.

“Por këto efekte mund të zgjasin jo më tepër se 12 orë dhe zakonisht kalojnë me marrjen e paracetamolit. Mirëpo këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim. Por mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”.

TË ngjajshme

Reshjet e borës bllokojnë magjistralen Prishtinë-Pejë, në Kijevë krijohet kolonë e gjatë

Radio-Ahireti

Vaksina: Më shumë përfitim se rrezik sëmundjesh të rralla?

Radio-Ahireti

Von Cramon: Zyrtarët dhe mediat shtetërore në Serbi po shpërndajnë dezinformata

Radio-Ahireti

Vritet para shtëpisë një gazetar në Athinë të Greqisë

Radio-Ahireti

​Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Osmani për Jasharët: E kemi borxh ta bartim mirënjohjen brez pas brezi

Radio-Ahireti