levizja-vetevendosje-ka-tri-opsione,-njera-prej-tyre-bojkotimi-i-zgjedhjeve!

Lëvizja Vetëvendosje ka tri opsione, njëra prej tyre bojkotimi i zgjedhjeve!

Madje, u përfol për një bojkotim të zgjedhjeve parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, si shenjë revolte për vendimin e KQZ-së.

Por, subjektet e pakënaqura nuk e lanë me kaq, ato dërguan menjëherë ankesat në Panelin Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtesa.

Mirëpo, PZAP mori vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë si pasojë e pesë kandidatëve të dënuar me vendim të prerë të gjykatës në tri vitet e fundit.

Pas vendimit të sotëm të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë kohë deri më 31 janar që t’i drejtohet Gjykatës Supreme ku e njëjta obligohet që ta interpretojë edhe njëherë vendimin e institucionit të PZAP-së dhe arsyetimet ligjore të LVV-së.

Në rast të refuzimit të ankesës së VV-së në Gjykatën Supreme, atëherë sabotimi i zgjedhjeve po bëhet edhe më i mundshëm. Ku në këtë mënyrë, vendi do të mund të përballej më njërën nga krizat më të rënda politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve dhe mosrespektimin e vendimit të KQZ-së nga ana e Lëvizjes Vetëvendosjes, e kanë komentuar për gazetën “Bota sot” njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.

Ata paralajmëruan edhe veprime të rrezikshme nga ana e Vetëvendosjes, në rast të mospërfilljes së ankesës së tyre.

Kelmendi: Mos certifikimi i subjekteve politike, krijon rrethana për veprime të rrezikshme.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot”, ka komentuar situatën e krijuar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për refuzimin e pjesshëm të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin KQZ-së për mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Kelmendi tha se mos certifikimi i subjekteve politike, jo vetëm që mund të krijojë pakënaqësi, por edhe mund të krijojë teren për veprime të rrezikshme.

“Është e vetëkuptueshme se mos certifikim i ndonjë subjekti krijon pakënaqësi dhe teren për veprimtari të rrezikshme. Megjithatë, nuk është në rregull bojkotimi i zgjedhjeve dhe as përjashtimi i subjekteve nga zgjedhjet”, deklaroi Kelmendi.

Juristi është i pajtimit që të bëhet spastrimi i listave në norma kushtetuese, mirëpo jo të penalizohen edhe kandidatët të cilët nuk kanë dënime. Pra, listat duhet të certifikohen duke i larguar personat me aktakuza dhe dënime.

“Normale është që listat të spastrohen në bazë të normave kushtetuese dhe ligjore. Nuk besoj se të gjithë kandidatët e VV-së apo të Nismës janë të nxjerra nga lista e kandidateve. Lista nuk duhet të mos certifikohet. Ajo pastrohet në bazë të ligjit dhe ka mundësi që me afate shtesë e njëjta të plotësohet apo e njëjta pa plotësinë të certifikohet dhe të shkon në vota”, theksoi Kelmendi.

The post Lëvizja Vetëvendosje ka tri opsione, njëra prej tyre bojkotimi i zgjedhjeve! appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kosova voton, hapen vendvotimet

Radio-Ahireti

Këta janë 15 deputetët e ri të LDK-së

Radio-Ahireti

GLPS: Partitë politike nuk i tregojnë shpenzimet as burimin e financimit të fushatës zgjedhore

Radio-Ahireti

Izraeli rrënon 3 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Radio-Ahireti

Kurti ndalon mbledhjen për shkak të iftarit: Ua pranoftë Zoti agjërimin të gjithëve në kabinetin qeverisës

Radio-Ahireti

Gjendet i vdekur një polic në Pejë

Radio-Ahireti