Image default

Liderët botërorë vazhdojnë të urojnë Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë

Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e pavarësisë.

Në mesin e shumë shteteve që kanë uruar Kosovën për këtë përvjetor, është Gjermania, Lituania dhe Malajzia.

U.d e presidentes, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka falënderuar presidentin e Gjermanisë, Frank Wlater Steinmeier për urimin.

 

“Lidhja mes Kosovës dhe Gjermanisë mbetet e fortë. Faleminderit president Steinmeier për mbështetjen tuaj të vazhdueshme si dhe urimet tuaja të sinqerta në 13 vjetorin e pavarësisë tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda përmes një postimi në Twitter, ka uruar u.d e presidentes Vjosa Osmani me rastin e ditës së pavarësisë.

“Urime ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe të gjithë njerëzit e Kosovës në ditën e pavarësisë. Ne mbështesim Pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet për të ndërtuar një shtet demokratik dhe multi-etnik. Lituana vazhdimisht qëndron pranë Kosovës për aspiratat e saja euro-integruese”, ka shkruar presidenti lituanez.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Wisma Putra ka shprehur urimet më të përzemërta për Kosovën.

 

“Wisma Putra i shpreh urimet e saj më të përzemërta Republikës së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë. Malajzia dhe Republika e Kosovës vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2011”, ka shkruar ajo në Twitter.

The post Liderët botërorë vazhdojnë të urojnë Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

LVV falënderon qytetarët: Të festojmë në shtëpitë tona

Radio-Ahireti

Beogradi i vazhdon kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Radio-Ahireti

Njësia Speciale zbarkon edhe në oborrin e komunës së Istogut, konfiskohet një makinë

Radio-Ahireti

PZAP gjobit AAK-në dhe Nismën me 43 mijë euro

Radio-Ahireti

“Turqia ka qenë vazhdimisht në solidaritet me Shqipërinë dhe shqiptarët”

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 8 të vdekur dhe 199 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti