limaj-e-godet-rende-enver-hoxhajn:-dikur-mendonte-per-azil-politik-ne-beograd,-e-sot…!

Limaj e godet rëndë Enver Hoxhajn: Dikur mendonte për azil politik në Beograd, e sot…!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që të mos votohet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Në një takim me të rinjtë e Malishevës, Limaj është treguar i ashpër ndaj Hoxhajt. E ka quajtur “çun që s’di çka është shpirti luftarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj në këtë adresim ka thënë se partia e tij “do të përfaqësojë çlirimtarët në legjislativ”.

“A e dini cili është dallimi im me Enverin. Ai kurrgjë s’ka ndërtuar, krejt i ka marrë të gatshme. Dallimi është se ky sendet e mëdha i bën të vogla, e unë i nisi të vogla i bëj të mëdha. Është mësuar gjithnjë me i pas të gatshme. E kemi pa edhe partinë e ka marrë të gatshme, e kemi me e pa ku ka për ta çuar. Dallim tjetër është se ai kurrë një betejë në jetën e vet nuk e ka zhvilluar, as në jetën politike. Enveri veç në filmat e ‘Rambos’ e ka pa çfarë është shpirti luftarak. Nuk e di çka është përballja me jetën a vdekjen. E ka pa vetëm në televizor. Është dallim i madh”, ka thënë Limaj, duke u kërkuar familjeve patriotike të mos votojnë për Hoxhajn “sepse në kohën kur unë bashkë me bashkëluftëtarët luftonim për çlirimin e Kosovës, Hoxhaj deklaronte se do të kërkojë azil politik në Beograd nëse UÇK-ja fitonte luftën”.

Limaj kishte kritika edhe ndaj Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KP.

Sipas tij, me masën e karantinimit sa ishte kryeministër Kurti, “Malisheva ishte futur në burg”.

Në adresimin me kritika ndaj rivalëve politikë, Limaj është ankuar edhe ndaj ish-deputetit të tij Haxhi Shala.

“Çka me thënë për Haxhiun, i ka bërë projektet tjetër kush. O Haxhi, unë ty të kam bërë e lëre projektet”, ka vazhduar Limaj.

The post Limaj e godet rëndë Enver Hoxhajn: Dikur mendonte për azil politik në Beograd, e sot…! appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës, Syla: Rama dha mesazhin se vëllau-vëllanë nuk e lëmë

Radio-Ahireti

Prishtina do të bëhet sërish me lumë

Radio-Ahireti

Studentët sërish protestojnë për bursat

Radio-Ahireti

Në vijën e parë në luftën kundër COVID-19, nominohen për Çmimin Nobel të Paqes 2021 mjekët dhe infermierët italian

Radio-Ahireti

Podgorica, Ulqini dhe disa qytete të tjera po mbyllen në Mal të Zi shkaku i COVID-19

Radio-Ahireti

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32 për qind të qytetarëve

Radio-Ahireti