llajosh-drenica,-la-aktrimin-per-te-vrare-shqiptaret

Llajosh Drenica, la aktrimin për të vrarë shqiptarët

Të gjesh dicka për të, duhet të kërkosh thellë.

E më në fund, në arkivat e Teatrit Kombëtar, gjendet edhe dëshmia.

Është ky, aktori serb, Llajosh Ballog, i cili në vitet e 80-90, ishte pjesë e Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

E aktrimi i tij në këtë skenë, për atë që kolegët e thirrnin, Llajosh Drenica, përfundoi me fillimin e luftës së Kosovës.

Kjo pasi ai zgjodhi t`u bashkohet forcave serbe, për të kryer me pas, krime kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Beqir Beqiri, i cili është organizator në këtë teatër nga vitet e 80ta, kujton kohen e paraluftës, kur punote me Llajosh Ballogun.

Beqiri thotë se Lajosh Balog, tërë kohën shoqërohej me aktorët shqiptarë, dhe fliste vetëm në gjuhën shqipe.

Ndërsa shton se gjatë punës në teater, asnjëherë nuk shfaqi urrejtje për shqiptarët.

Ky e kujton edhe një bisedë më të, kur e pyeti pse të quajnë Lajosh Drenica?

Ndërkohë, ish – kolegët shqiptarë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, atë e kanë përshkruar si aktor të pakualifikuar, i divorcuar dhe gjithnjë të dehur.

E dëshmi se Lajosh Balog, iu bashkua foracve serbe, kanë edhe në Këshillin Koordinues për Personat e Zhdukur.

Madje, kryetari i këtij këshilli, Ahmet Grajçevci, thotë se Ballog, e kishte edhe njësitin e vet.

Ndërkohë pas luftës, Lajosh Balog, ishte i ftuar në një emision televiziv në Beograd.

E pikërisht këtu, Grajçevci thotë se e shfrytëzoi rastin, që publikisht ta akuzonte për krime të luftës ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë, kjo video, është nga të paktat që Llajosh Ballog i ka në internet pasi u largua nga Kosova për në Serbi.

Në disa intervista në disa mediume serbe, ai pasluftës kishte deklaruar se është optimist se një ditë do të luaj përseri dramë në skenën Teatrit të Prishtinës.

Kur kanë kaluar dy dekada nga lufta, nuk dihet më për fatin e Lajosh Ballogut.

Për fatin e tij dhe nëse është nisur ndonjë hetim, nuk kanë dhënë detaje as na Prokoruria Speciale e Kosovës.

TË ngjajshme

“Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit në raport me Izraelin”

Radio-Ahireti

Bullgaria do të vendosë në karantinë shtetasit e saj që hyjnë në vend pa test negativ PCR

Radio-Ahireti

Kandidati për deputet në listën e VV’së ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin

Radio-Ahireti

Krasniqi: Veriu jashtë kontrollit, vizitat të bëhen në bashkëpunim me KFOR-in

Radio-Ahireti

Partia e Shqiprim Arifit fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Radio-Ahireti

Nobelisti i njohur përkrah Enver Hoxhajn për kryeministër

Radio-Ahireti