lumi-mirusha-perseri-ka-dale-nga-shtrati,-dy-ura-jane-te-mbuluara-me-uje

Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara me ujë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në rrjedhat tjera të ujërave, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit, kryesisht në prona bujqësore, por edhe në rrugë.

 

Si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët. Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.
Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.

The post Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara me ujë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Gjatë vikendit rreth 500 persona kërkuan ndihmë në QKUK, shkak temperaturat e larta

Radio-Ahireti

Hoti: S’e kemi pritur këtë rezultat, marr përgjegjësinë e humbjes

Radio-Ahireti

Pas Blinken edhe Borrell i shkruan letër Kurtit, i kërkon rifillim sa më të shpejtë të dialogut

Radio-Ahireti

Numër i madh i vdekjeve dhe infektimeve nga Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Mbi 717 mijë euro ndihmë nga diaspora vetëm për menaxhimin e COVID-19

Radio-Ahireti

Kurti emëron katër zëvendësministrat e parë në qeverinë e tij

Radio-Ahireti