lumi-mirusha-perseri-ka-dale-nga-shtrati,-dy-ura-jane-te-mbuluara-me-uje

Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara me ujë

Si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët. Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.
Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë./Lajmi.net/

TË ngjajshme

​818 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Radio-Ahireti

LDK dhe PDK partitë me të gjobitura në Prishtinë, deri më tani në këtë qytet u shqiptuan mbi 18 mijë euro gjoba

Radio-Ahireti

Qenkan prek “gjenerata e re reformatore”, Selmanaj u kundërpërgjigjet udhëheqësve të partisë

Radio-Ahireti

Putin nesër do të vaksinohet kundër Covid-19

Radio-Ahireti

Haradinaj: Kosova ka interes të fuqizojë kapacitetet operative të Policisë

Radio-Ahireti

Gazmend Muhaxheri tregon arsyet pse Agim Veliu nuk është pjesë e kryesisë së LDK-së

Radio-Ahireti