lutfi-haziri:-edhe-2021-ta-do-te-jete-vit-i-realizimit-te-projekteve-te-medha-per-gjilanin

Lutfi Haziri: Edhe 2021-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve të mëdha për Gjilanin

Gjatë këtij takimi, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se edhe viti 2021 do të jetë vit i realizimit të projekteve të mëdha në disa fusha.

Në këtë rast, Haziri tha se projekti më i madh që do të fillojë të implementohet është impianti për trajtimin e ujërave të zeza, përkatësisht i kolektorëve të ujërave të zeza, i cili po bëhet me mbështetjen e Bankës Investive Europiane dhe Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Në kuadër të kësaj, do të integrohet edhe lumi Stanishorka, për t’i dhënë fund ndotjes, pas tashmë shtrati i lumit Mirusha është në përfundim e sipër”, tha Haziri.

Ndërkaq, Haziri tha se me propozim të Handikosit, 2021-ta do të trajtohet si vit i mundësive të barabarta, për të shtuar se “Parku Baja” do të ndërtohet dhe emërtohet për këtë komunitet, në mënyrë që të sensibilizohen institucionet për një politikë të drejtë.

“Do të punohet shumë edhe në standardizimin e trotuareve në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të ndihen vërtetë të barabartë”, tha kryetari Haziri,

Ai, po ashtu, theksoi se do sivjet do të përfundoj edhe projekti tjetër kapital, që është rruga katër korsi hyrëse dhe dalëse, Gjilan-Prishtinë, derisa ka theksuar se do të vazhdojnë me dinamikë të theksuar edhe investimet në sektorin e arsimit, përfshirë përfundimin e çerdhes në lagjen Arbëria.

“Përveç këtyre, programi në bujqësi do të implementohet qind për qind, përfshirë subvencionimin e mbjelljeve pranverore e vjeshtore, sikurse edhe mbështetjen në mekanizim bujqësor. Ndërkohë, me mbjelljen e drunjve dhe ndërtimin e parqeve të reja, Gjilani gradualisht po bëhet qytet i gjelbër”, tha kryetari Haziri.

Ai pohoi se investimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit do të vazhdojnë me dinamikë më të madhe, duke shtuar se përfundimisht stadiumi, kampusi i shkollave të mesme dhe lumi Mirusha po integrohen sipas planit.

Ndërkohë, sa i përket raportit të auditorit të brendshëm, në takim është shfaqur zotimi se do të implementohen pikë për pikë të gjitha rekomandimet. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Gjermania e vazhdon bllokadën nga COVID-19 deri më 7 mars

Radio-Ahireti

Rritja e infektimeve, Ramadani: Mënyra për të ndaluar këtë trend është vaksinimi i popullatës

Radio-Ahireti

Prokuroria ‘e mbyllur’ për rastin e Albert Krasniqit

Radio-Ahireti

Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit

Radio-Ahireti

Haradinaj: Debati me Donika Gërvallën i panevojshëm dhe i dëmshëm

Radio-Ahireti

​COVID-19, bilanci i pandemisë në botë

Radio-Ahireti