Image default

LVV, AAK dhe Nisma nuk i ndryshojnë listat me kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe PDAK, nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për rirenditjen e listave të kandidatëve për deputet.

Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive, tha se deri në orën 16:00 katër subjekte politike nuk i kanë rirenditur listat e tyre .

Sipas tij, subjektet politike janë Lëvizja Vetëvendosje, AAK, Nisma dhe PDAK.

Ai shtoi se në hapësirat në broshura ku mungojnë emrat do të hijezohen ato me qëllim që të evitohen gabimet nga qytetarët.

Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.

Ndërkaq, Arianit Elshani, përfaqësues i PDK-së në KQZ, ka thënë se nëse në listat garuese lihen hapësira, aty ku kandidatët s’janë certifikuar, do të ketë probleme në numërimin e votave.

E ndaj Elshanit ka reaguar përfaqësuesi i LVV-së, Alim Rama, i cili e ka cilësuar si “tentim për të hutuar votuesit”, njofton Telegrafi.

The post LVV, AAK dhe Nisma nuk i ndryshojnë listat me kandidatët për deputetë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vetëvendosje synon ta formojë e vetme Qeverinë, presin numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Radio-Ahireti

Voton Ramush Haradinaj, i fton qytetarët të votojnë

Radio-Ahireti

Stuhi e madhe e borës në Gjermani, anulohen udhëtimet

Radio-Ahireti

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë për të mbrojtur votën e lirë gjatë zgjedhjeve

Radio-Ahireti

Katër të vdekur dhe 292 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për t’ia financuar fushatën elektorale

Radio-Ahireti