macron-dhe-merkel-thirrje-putinit-te-terheqe-trupat-nga-kufiri-me-ukrainen

Macron dhe Merkel thirrje Putinit të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

Të tre liderët ndanë, gjatë një videokonference, “shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulje e tensioneve”, sipas një deklarate nga Kancelaria gjermane, raporton ATSh.

“Merkel dhe Macron gjithashtu theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe presidentin e saj”, shtoi Presidenca franceze, duke theksuar se Zelensky kishte shprehur nga ana e tij një” dëshirë shumë të qartë për ulje të tensioneve”.

Prej disa javësh, përplasjet janë rritur midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në Donbass, ndërsa dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vendosur në kufi, duke ngritur frikën e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë.

TË ngjajshme

​Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare: Qeveria e re të tërheq investime për të krijuar vende pune

Radio-Ahireti

Norvegjia ndihmon Kosovën me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve

Radio-Ahireti

Uran Ismaili: Çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar

Radio-Ahireti

SBASHK-u kërkon shtesat e marsit dhe rritjen vjetore të pagës falë përvojës

Radio-Ahireti

Masat anti-COVID: Policia në kontrolle të rrepta në tërë Kosovën

Radio-Ahireti

Këta janë deputetët e mundshëm të cilët do të zëvendësojnë ministrat

Radio-Ahireti