maqedoni-e-veriut,-6-te-vdekur-dhe-63-raste-te-reja-me-covid-19

Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 63 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.717, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 6 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.791.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 78.727, përfshirë 573 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.199.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 677 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 443.277.

The post Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

Radio-Ahireti

Ish kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

Radio-Ahireti

Thellohet kriza epidemiologjike në Indi

Radio-Ahireti

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

Radio-Ahireti

11 deputetë pezullohen nga detyra e tyre si profesorë universitarë

Radio-Ahireti

Diplomatët evropianë vizitojnë lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor

Radio-Ahireti