maqedoni-e-veriut,-7-te-vdekur-dhe-347-raste-te-reja-me-covid-19

Maqedoni e Veriut, 7 të vdekur dhe 347 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 347 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 97.803, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 7 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 3.010.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 88.469, përfshirë 168 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 6.324.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.383 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 492.374.

TË ngjajshme

Miftaraj për Qeverinë Hoti: Të bekuar që kjo strukturë nuk do ta qeverisë më Kosovën

Radio-Ahireti

​Haradinaj për vizitën e Osmanit e Kurtit në veri: Ishte e papërgatitur

Radio-Ahireti

Ismaili, PDK: Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje i konvenon Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, prioritete të korruptuara

Radio-Ahireti

Kusari-Lila: Do ta vazhdojmë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Radio-Ahireti

Nga e mërkura orë policore në Maqedoni? Pritet vendimi i Qeverisë

Radio-Ahireti

Hoxhaj në Pejë: Goditjen e rëndë e kthyem në forcë, me 14 shkurt bashkë do ta rimëkëmbim Kosovën 

Radio-Ahireti