Maqedoni, ulet numri i studentëve të diplomuar në studimet deridiplomike

29

Në vitin e kaluar me diplomë të studimeve deridiplomike në universitetet e vendit janë pajisur 7698 persona, prej të cilëve 6204 kanë marrë diploma nga universitetet shtetërore, ndërsa 1472 nga universitetet private.

Vitin e kaluar është vërejtur rënie e numrit të personave të diplomuar për 10 përqind, në krahasim me vitin 2017. Numri më i madh i të diplomuarve (602) ka qenë nga Fakulteti Ekonomik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 87 përqind kanë qenë të rregullt, ndërsa 13 në studime me korrespodencë.

Më shumë se gjysma e të diplomuarve janë femra (58.9 përqind), ndërsa 66.4 përqind kanë diplomuar pas afatit.

Më shumë diploma janë dhënë nga Universiteti i Shkupit (3194), më pas nga ai i Tetovës (1174), i Shtipit (949), i Manastirit (744), Ohrit (51 diploma)./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni