mbi-2,5-milione-viktima-nga-covid-19-ne-mbare-boten

Mbi 2,5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2,5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 2.500.186 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 515.408 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 248.646 viktima, Meksika 181.809, India me 156.713, Britania me 121.747, Italia 96.348, Franca 85.044, Rusia 84.430, Gjermania 69.341, Spanja 68.079, Irani 59.736, Kolumbia me 59.118 dhe Argjentina me 51.510.

Ndërkaq, në Turqi deri më tani janë regjistruar 28.285 të vdekur.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë regjistruar 112.820.588 të infektuar, ndërsa prej tyre 88.405.855 e kanë fituar betejën kundër virusit.

The post Mbi 2,5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Gjashtë të vdekur dhe 592 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj ende po trajtohen në QKUK

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 12 të vdekur dhe 350 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Katërmbëdhjetë viktima nga COVID-19 dhe sërish mbi 1 mijë të infektuar në Shqipëri

Radio-Ahireti

Hoti kërkon nga Shoqata e Transportit që sa më parë t’i kthehen punës

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Radio-Ahireti