mbi-6-mije-e-500-raste-aktive-me-koronavirus-ne-kosove-–-frike-nga-perhapja-e-variantit-te-ri

Mbi 6 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë – frikë nga përhapja e variantit të ri

Brenda këtij 24 orëshi gjithashtu janë regjistruar edhe 5 vdekje të reja, duke e dërguar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë në 1514, shkruan lajmi.net.

Totali i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.

Gjendja në klinikat e QKUK-së është stabile dhe njëlloj edhe në Spitalet Rajonale.

Në Kosovë janë regjistruar edhe rastet e para të variantit të ri të COVID-19 dhe kjo po shihet sfidë nga institucionet përgjegjëse.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po apelon qytetarët që t’i respektojnë masat në fuqi anti-Covid pasi ekziston rreziku i shpërndarjes së madhe të variantit të ri të koronavirusit. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Nënkryetari i LDK-së: Qeveria Kurti është në muaj të mjaltit, s’po dojmë me jau prish

Radio-Ahireti

Maja Kocijançiq e përpiloi dokumentin ‘non-paper’? Deklarohen nga Komisioni Evropian

Radio-Ahireti

Vendimet e marra nga Qeveria në mbledhjen e sotme

Radio-Ahireti

Infektologu kosovar propozon të kthehen masat rigoroze: Situata me Covid-19 është brengosëse

Radio-Ahireti

Kurti uron Abdixhikun: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Radio-Ahireti

Rama tregon se a do ketë sërish ministra nga Kosova në qeverinë e tij

Radio-Ahireti