Janë bartur me anije mbi 600 azilkërkues, që po qëndronin në ishullin Lesbos dhe u strehuan në një kamp në Greqi, në kohën ky shtet është duke i ndërmarrë të gjitha masat që ta luftojë pandeminë.

Derisa, nga frika e coronavirusit, 200 të tjerë janë vendosur në një karantinë që ndodhet në Kea, duke shmangur kontaktin me të tjerët, transmeton Telegrafi.

Ky intervenim, është bërë në të njëjtën ditë, kur forcat kufitare greke janë përleshur me njësitet kufitare turke, pasi rreth 500 njerëz tentonin të hynin në Greqi.

Të gjitha këto kalime, janë nxitur nga vendimi i Turqisë, që ka njoftuar se do t’i hapë kufijtë, duke mos ia ndaluar askujt të kalojë në ndonjë shtetet tjetër. Azilkërkuesit janë nisur menjëherë për në Greqi, që ta kenë sa më të lehtë që të vazhdojnë për në shtetet evropiane.

Në mënyrë që ta ndalojnë lëvizjen e tyre, forcat kufitare greke iu janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por megjithatë një numër i tyre kanë arritur të kalojnë.

Tani që coronavirusi është duke u përhapur, ka frikë se në mesin e tyre ka shumë të infektuar dhe mund të përhapin këtë infektim. /Telegrafi/