mbrojtja-e-mustafes-kundershton-prokurorine-qe-gjykimi-te-filloje-ne-mars,-thote-se-ju-duhet-kohe-deri-ne-gusht

Mbrojtja e Mustafës kundërshton prokurorinë që gjykimi të fillojë në mars, thotë se ju duhet kohë deri në gusht

Avokati mbrojtës i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone ka deklaruar se Prokuroria ka pasur vite për të kryer punën e vetë, ndërsa mbrojtja nuk janë në gjendje të paraqesin çështjen në një periudhë kaq të shkurtër.

Ai deklaroi se duhet të lihet mbrojtja që të kryejë punën e vetë.

Gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti se sa kohë do t’i marrin hetimet mbrojtjes së Mustafës, ndërsa avokati holandez tha se nuk pret që t’i përfundojë hetimet para gushtit.

“Para gushtit do t’i kemi përfunduar, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për intervistimin e dëshmitarëve, por edhe raporte, konstatime, vëzhgime, të cilat duam t’i paraqesim.Lëreni mbrojtjen të bëjë punë e saj dhe prokuroria të bëjë punën e saj, kështu secili të kryejë punën që ka. Unë pres në fakt të kemi një listë më të gjatë dëshmitarësh krahasuar me atë të prokurorisë, prandaj na duhet kaq kohë.Përparësia këtu është lidhur me alibinë, e që brenda muajsh besoj do të përfundojnë punën për këtë.Mund të them se po punohet në këtë gjë , por që na duhet kohë për të intervistuar dëshmitarët. Do të shohim se disa nga dëshmitarët do të kundërshtojnë atë që do të thonë dëshmitarë e prokurorisë. Mendoj dhe them se do të kemi shumë vështirë dhe mosmarrëveshje lidhur me këtë”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, prokurori Cezar Mihalchuk tha se nuk duhet aq shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen

“Është e papranueshme për ne si Prokurori. Ne besojmë se një periudhë kaq e gjatë kohore ka një ndikim negativ në të drejtat e të paditurit për një gjykim të shpejtë”, tha ai.

Tutje avokati shtoi se është mirë që që pasi ti kemi përfunduar hetimet në një moment të thuhet se janë gati për gjyq.

“Nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme të kërkojmë masa mbrojtëse apo jo. Nuk e parashikoj dot, por kur të ndodh kjo gjë, sigurisht do t’u drejtohem për t’i kërkuar këto masa nëse nevojiten për këta dëshmitarë.Supozimi im është që muaji gusht të jetë muaji kur do të përfundonin hetimet”.

The post Mbrojtja e Mustafës kundërshton prokurorinë që gjykimi të fillojë në mars, thotë se ju duhet kohë deri në gusht appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Pelegrinët ‘e imunizuar’ në Mekë shënojnë fillimin e Ramazanit

Radio-Ahireti

Vuçiq i jep 10 mijë vaksina AstraZeneca Malit të Zi, kryeministri malazez e quan vëlla

Radio-Ahireti

24 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Radio-Ahireti

Qeveria e Turqisë kursen 9,5 miliardë dollarë në 2020

Radio-Ahireti

Kina është gati të fillojë ndërtimin e një stacioni hapësinor në orbitë

Radio-Ahireti

Klinika e Pulmologjisë e mbushur me pacientë COVID-19

Radio-Ahireti