Me 28 nëntor, Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka njoftuar se së shpejti do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka thënë se çelësat për 128 shtëpi do të dhurohen brenda këtij muaji.

“Ftesë e hapur për të gjithë! Event shumë i madh gëzimi. Do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë event të pa harruar”, ka thënë Kastrati.

Pra, në 10 vjetorin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, do të dhurohen edhe 100 shtëpi, e po ashtu për nderë të festës se Flamurit do të dhurohen 28 shtëpi.

Me datën 28 nëntor ora 13:00 ne sallën sportive Sezai Surroi në Prizren në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikës, personelit të shumë ambasadave në Kosovë bëhet dhurimi i 128 palë çelësave të shtëpive të reja për familje nevojtare”, ka treguar Kastrati.

Ai ka thënë se, familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi, njofton Telegrafi.

TË ngjajshme

MPJD njofton se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Jeruzalem

Radio-Ahireti

Lirohet i burgosuri palestinez pas 35 viteve në burgun izraelit

Radio-Ahireti

Turqi – Rrëzohet një helikopter ushtarak, 10 të vdekur dhe 3 të plagosur

Radio-Ahireti

Marok, thirrje për bojkot të produkteve të markave franceze

Radio-Ahireti

Rritet në 155 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indonezi dhe Timorin Lindor

Radio-Ahireti

Papa fillon vizitën treditore në Irak

Radio-Ahireti