me-ceremoni-shteterore-osmani-e-nis-detyren-e-presidentes

Me ceremoni shtetërore Osmani e nis detyrën e presidentes

Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.

Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni inaugurimi, megjithatë, janë paraparë disa aktivitete për pranimin e detyrës.

Presidentja, në ditë e parë të punës do të pres sot në takim ekipin e xhudistëve kampionë, nxënësit e Institutit ATOMI dhe do të vizitojë qendrën e vaksinimit.
Gjithashtu, Osmani do të bëjë homazhe në Prekaz dhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat ka hyrë në Presidencë.

The post Me ceremoni shtetërore Osmani e nis detyrën e presidentes appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Një person në Prishtinë digjet brenda shtëpisë që u kaplua nga flakët

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Rasti i rëndë në Tiranë, 26-vjeçari drogon të miturën dhe abuzon seksualisht me të për 9 ditë

Radio-Ahireti

1.6 milionë euro pasuri e sekuestruar

Radio-Ahireti

Tërheqja e njohjeve mund ta çojë Kosovën në izolim

Radio-Ahireti

​Subjektet politike kanë dorëzuar 9 ankesa në PZAP për mos certifikim të kandidatëve

Radio-Ahireti