media-zvicerane:-serbia-po-e-perdor-pandemine-per-ta-demonstruar-fuqine-ndaj-kosoves

Media zvicerane: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës

Radiotelevizioni zviceran, SRF i ka kushtuar hapësirë të veçantë thirrjes së Serbisë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në Beograd, tashmë kur në Prishtinë ende nuk kanë ardhur vaksinat anti-Covid.

Me titullin “Serbia përdor pandeminë për të demonstruar fuqinë e saj kundër Kosovës”, shpjegohet se Serbia u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVIDIT-19, në Serbi.

Aty megjithatë, theksohet se për t’u vaksinuar pranohen vetëm njerëzit që kanë dokumente identifikimi që janë të lëshuara nga një autoritet serbe.

“Serbia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë që të vaksinohen kundër Covidit, në Serbi. Sidoqoftë, pranohen vetëm njerëzit me dokumente identifikimi të lëshuara nga një autoritet serb në Kosovë. Kjo e ashtuquajtur “diplomaci e vaksinimit” shkakton reagime të zemëruara”, thuhet në këtë kronikë, ku është dhënë edhe një deklaratë e u.d. të presidentes, Vjosa Osmani dhe disa qytetarëve për këtë çështje.

The post Media zvicerane: Serbia po e përdor pandeminë për ta demonstruar fuqinë ndaj Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Lira turke arrin vlerën më të lartë ndaj dollarit amerikan në 6 muajt e fundit

Radio-Ahireti

Qeveria në detyrë ndanë mijëra euro për policët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, mjekët e punëtorët teknikë

Radio-Ahireti

12 viktima dhe 529 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti

Qindra qytetarëve nga diaspora iu mohohet votimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Kastrati: Edhe 11 shtëpi të reja në Komunën e Deçanit

Radio-Ahireti

19 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti