mediat-nderkombetare-shkruajne-per-vjosa-osmanin,-presidenten-e-re

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Vjosa Osmanin, presidenten e re

Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.

“Reuters” e nis artikullin duke thënë se Vjosa Osmani, një juriste me profesion, u shkollua në SHBA dhe se ishte kandidatja e Vetëvendosjes për postin e presidentes.

“Vjosa Osmani ishte në detyrë si presidente e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për shkak se u përballë me gjyq për krime lufte në Holandë”, shkruan Reuters.

Për zgjedhjen e Osmanit presidente shkroi edhe e famshmja gjermane “Deutsche Welle” e cila në rreshtin e parë e quan atë lidere karizmatike.

“Liderja karizmatike 38 vjeçare mori mbështetjen nga parlamenti në një votim që u bojkotua nga parta serbe. Ish-presidenti Hashim Thaçi e la postin në nëntor pasi u akuzua për krime lufte”, nis shkrimi i DW.

Gazeta turke “Anadolu Agency”, derisa dha lajmin se Kosova ka një presidente të re tregoi pak edhe për figurën e Osmanit.

 

 

 

 

 

 

The post Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Vjosa Osmanin, presidenten e re appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

5 mijë e 164 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Radio-Ahireti

Popullsia e SHBA-së kalon shifrën prej 331 milionë banorë

Radio-Ahireti

Profesionistët shëndetësorë apel Qeverisë së re: Menxahimi i pandemisë të jetë prioritet

Radio-Ahireti

9 viktima dhe 680 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti

Numri global i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon 3 milion

Radio-Ahireti

SHBA heq dorë nga pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson

Radio-Ahireti