medine,-pas-2-muaj-e-gjysme-pezullim-falet-namazi-i-xhumase-ne-mesxhid-i-nebevi

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë Saudite, e cila ishte e mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e përgjithshme për çështjet e Mesxhid-i Nebevi njoftoi se është falur namazi i xhumasë në xhaminë Nebevi e cila ishte e mbyllur si pasojë e COVID-19 më 20 mars.

Në faljen e namazit morën pjesë rreth 100 mijë persona duke zbatuar masat për distancim dhe vendosjen e maskave kundër pandemisë ndërkohë është mbajtur i mbyllur vendi i emëruar “Ravza-i Mutahhara”.

Në hyrjen e xhamisë është vërejtur vendosja e kamerave termale për matjen e temperaturës së trupit, heqja e tapeteve dhe termuseve të ujit zem-zem.

Mesxhid-i Nebevi u hap për adhurim më 31 maj me kusht zbatimin e masave të ndëmarra.

Sipas të dhënave zyrtare në Arabinë Saudite janë shënuar 611 vdekje nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar 93.157 raste me virus. Numri i personave të shëruar ka arritur në 68.965.

TË ngjajshme

Arabia Saudite për herë të parë aktivizon vizat turistike, ja çfarë do të ndodh

Radio-Ahireti

Bota islame njëzëri dënon sulmet ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed në Francë

Radio-Ahireti

Arabia Saudite konfirmon rastin e parë të prekur me koronavirus

Radio-Ahireti

Arabia Saudite gradualisht do rifillojë pelegrinazhin e Umres që nga 4 tetori

Radio-Ahireti

Babai im i ka humbur gati gjysmën e aftësisë së dëgjimit dhe shikimit

Radio-Ahireti

Nis misioni i parë arab në Mars

Radio-Ahireti