Image default

Mëngjesi ideal; Omleta me gjizë

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore, transmeton lajmi.net.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.

Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsiçe etj.

Por mund të kombinoni edhe të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Sa më shumë përbërës të hidhni, aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Më poshtë, keni dy receta të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen, omletën me gjizë.

Omleta me Gjizë

(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona)

4 kokrra vezë

4 lugë gjelle qumësht

Vaj ulliri

2-3 lugë gjelle gjizë

kripë

piper

rigon

Përgatitja 

Si fillim,  ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve veçmas.

Rrihni në një tas të bardhat e vezëve derisa masa të nisë të shtojë pak volumin e saj.

Shtoni aty të verdhat e vezëve, vijoni t’i rrihni, shtoni kripën dhe piperin dhe rrihini derisa të njëtrajtësohen.

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe sapo të nxehet shtroni masën e vezës së rrahur.

Përhapeni njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe rrotullojeni tiganin herës duke e mbajtur kapakun mbyllur.

Shtoni gjizën mbi sipërfaqen e vezës dhe përmes një spatula kuzhine omletën kthejeni në dysh ose në formën e rolesë.

Por nëse preferoni mund të mos e përthyeni dhe ta lini  thjeshtë të shtrirë duke e lënë për 2 minuta me kapak të mbyllur në zjarr.

Mbajtja e tiganit me kapak gjatë përgatitjes së omletës ndihmon që ajo të piqet edhe nga pjesa e sipërme.  /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Si të përgadisni pastashu në shtëpi

Radio-Ahireti

Lajthi në mjaltë/ Kombinimi special kundër sëmundjeve

Radio-Ahireti

Pite me miell misri në tigan – Receta e lehtë dhe e shpejtë

Radio-Ahireti

Mantija të mbuluara në kos e hudhër – Tradita Kosovare

Radio-Ahireti

Receta e Ramazanit: Gogla mishi në salcë domatesh

Radio-Ahireti

Petullat me lulelakër – Plot shëndet e shije

Radio-Ahireti