Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin në Merdare

Edhe mëngjesin e sotëm bashkatdhetarët tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdare, Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, të orës 8 të mëngjesi, për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin deri në 7 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1.6 kilometër.

Pritje të gjata në dalje ka edhe në pikë kalimet ufitare ne Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë.

Në Mutivodë pritet deri në një orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është deri në 100 metra.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 60 minuta në dalje, kurse kolona e automjeteve arrinë deri në 500 metra.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.  /Telegrafi/

TË ngjajshme

Palestina dënon shkatërrimin e një xhamie nga ana e Izraelit

Radio-Ahireti

Vendi, shuma e majme dhe muaji: Dueli historik mes Joshuas e Furyt më afër se kurrë

Radio-Ahireti

Kryepeshkopi i Anglisë flet rreth karikaturave: Liria e shprehjes duhet të mbrohet

Radio-Ahireti

Vdes nga coronavirusi gruaja e Adem Demaçit

Radio-Ahireti

20 të vdekur dhe 916 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Qeveria afgane, Talibanët dakord të përshpejtojnë bisedimet e paqes pas takimit të Moskës

Radio-Ahireti