mesimdhenesit-e-kosoves-marrin-shtesat-prej-100-euro

Mësimdhënësit e Kosovës marrin shtesat prej 100 euro

Mësimdhënësit e Kosovës për muajin shkurt kanë marr 100 euro shtesë të parapara nga marrëveshja me Qeverinë Hoti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

“Mësimdhënësit për muajin shkurt i kanë marr nga 100 euro shtesë, ashtu siç ka qenë e planifikuar nga marrëveshja me Qeverinë Hoti”, ka konfirmuar Ymeri.

Sipas tij, presin që edhe për muajin mars të paguhet kjo shtesë.

“Ashtu siç është paraparë në Rimëkëmbje Ekonomike, shtesat janë për dy muaj, pra për shkurt dhe mars. Presim që edhe në muajin pasues të dalin këto shtesa”, tha ai.

Kujtojmë se pas paralajmërimeve për protesta, Qeveria Hoti kishte ndare paga shtesë për arsimtarët.

The post Mësimdhënësit e Kosovës marrin shtesat prej 100 euro appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

IKD kërkon hetime për avancimet e kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Radio-Ahireti

Qerkini: Serbia po luan me fatin e të pagjeturve, partitë s’po bëjnë asgjë

Radio-Ahireti

Greqi, teste falas në farmaci, paketa ofrohet një herë në javë

Radio-Ahireti

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë me një vendim ruan nga keqpërdorimi 10 deri 20 milionë brenda vitit

Radio-Ahireti

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit

Radio-Ahireti

Senati francez miraton propozimin për të ndaluar lutjet në universitete

Radio-Ahireti