mesimi-online,-shperndahen-laptope-per-grate-dhe-vajzat-nga-komunitetet-rae

Mësimi online, shpërndahen laptopë për gratë dhe vajzat nga komunitetet RAE

Gratë e reja dhe vajzat që morën laptopë të hënën do t’i përdorin ato si mjete për t’i zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të qëndruar në lidhje gjatë trajnimit që do ta marrin nga partneri i UN Women, Fondacioni IPKO, i cili do t’i zbatojë aktivitetet përkatëse.

Aktivitetet janë pjesë e projektit në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh – “Kthimi në normalitetin (e ri) në Kosovë: Përforcimi i qëndrueshmërisë përmes kthimit të sigurt dhe gjithpërfshirës në normalitet në shëndetësi dhe arsim pas COVID-19” që zbatohet nga UN Women, UNFPA, UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott tha se edukimi i vajzave është thelbësor për këtë projekt dhe se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për komunitetet RAE edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Ulrika Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, tha se dëshirojnë të dërgojnë një mesazh të qartë se duhet bërë më shumë për të siguruar që të gjitha vajzat dhe gratë e reja të kenë arsim cilësor dhe shërbime të tjera sociale pavarësisht nga grupi etnik ose niveli i të ardhurave.

Ndryshe, mbyllja e shkollave e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka pasur ndikim më të madh te gratë e reja dhe vajzat që tani janë më të përfshira në punët e shtëpisë, përgatitjen e ushqimit dhe përkujdesjen për të moshuarit.

Gratë e reja dhe vajzat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian paraqesin një prej grupeve më të cenuara në çdo kohë, të përkeqësuar edhe më shumë nga pandemia COVID-19.

Shumica e grave të reja nga këto komunitete nuk kanë pajisje të Teknologjisë Informative apo qasje në internet, andaj janë të përjashtuara nga sistemi i ri i arsimit online. Shoqëruar me detyrat e shtuara të kujdesit në shtëpi, gratë e reja dhe vajzat rrezikojnë ta humbin vitin akademik dhe, rrjedhimisht, ta braktisin shkollën.

Në fakt, një Vlerësim i Shpejtë i realizuar në Kosovë në maj 2020 nga UN Women, UNDP, UNFPA dhe UNKT konstatoi se pandemia e ka përkeqësuar barrën e punës së papaguar në përkujdesje të grave dhe vajzave, duke e penguar dhe kufizuar performancën e tyre profesionale dhe edukative.

TË ngjajshme

KQZ i reagon Bekim Jasharit: Qendrat e votimit i menaxhojmë ne, jo kryetarët e komunave

Radio-Ahireti

50 kosovarë vdiqën nga koronavirusi që nga e hëna, mbi 11 mijë raste mbesin aktive

Radio-Ahireti

Maqedoni, ulet numri i studentëve të diplomuar në studimet deridiplomike

Radio-Ahireti

Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në mes të Tiranës

Radio-Ahireti

Alma Lama: Sikur Zvicra, njëjtë edhe Kosova duhet të ndalojë mbajtjen e mbulesës

Radio-Ahireti

Kosovarët kthehen në shtëpi, kolona të gjata në pikën kufitare me Shqipërinë

Radio-Ahireti