mesuesja-nga-kosova-pretendente-per-te-thyer-rekordin-guinness-per-here-te-trete

Mësuesja nga Kosova pretendente për të thyer rekordin Guinness për herë të tretë

Arbnora është mësuesja nga Kosova, e cila ka fituar deri më tani dy rekorde Guinness me punime origami. Ndërkohë është në përgatitje për të fituar rekordin e tretë si një dhuratë për pavarësinë e shtetit të saj.

Në një lidhje në Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka treguar se pavarësisht se është nënë e tre fëmijëve, gjen katër orë në ditë për të punuar.

Tashmë, Arbnora po punon me 120 mijë topa letre për të realizuar flamurin kosovar në një palestër në Skënderaj.

“E para ka qenë një lule, po ka qenë e vështirë pasi nuk pas material si ai që kërkonim. Ndërsa rekordi I dytë ka qenë me topa letre. Ka qenë i vështirë pasi kishim problem se mos prishej pasi ka pas vetëm letër dhe asnjë element tjetër.

Unë kam mbaruar fakultetin e Edukimit dhe kam punuar si mësuese dhe menaxhere e institucionit. E veçantë ka qenë se këtë lëndë e kam bërë në fakultet dhe më pëlqente shumë.

1200 metër katror flamurin e kosovës e kemi caktuar palestrën e sportin në Skënderaj. Po mendoj ta bëj edhe më të veçantë, pasi Mongolia e ka vetëm me ngjitës. Letra do të bëhen njëra me tjetrën pasi Guiness i kontrollon. Arti origami është një palosje në mënyrë që të qendrojnë mirë”, rrëfeu ajo.

The post Mësuesja nga Kosova pretendente për të thyer rekordin Guinness për herë të tretë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Izraeli shpreh gatishmëri për t’i ndihmuar Kosovës në sigurimin e vaksinave

Radio-Ahireti

Qatar Charity paguan rrymën për 866 familje me jetimë

Radio-Ahireti

Në Maqedoninë e V. arrijnë 200 mijë vaksina nga Kina

Radio-Ahireti

Vazhdon vaksinimi antiCOVID-19 në sallën “1 Tetori”

Radio-Ahireti

Vdes ka Covid-19 ish-kryeministri shqiptar

Radio-Ahireti

Gjermani: Klerikët me ngjyrë përballen me racizëm

Radio-Ahireti