Image default

Mianmar, protestat kundër grushtit të shtetit vazhdojnë për të tretën ditë

Protestat kundër arrestimit të zyrtarëve të zgjedhur qeveritarë nëpërmjet puçit ushtarak në Mianmar kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të vendit për të tretën ditë, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Në videot e rrjeteve sociale të shpërndara nga portali Myanmar Now, shihen mijëra protestues duke brohoritur parulla kundër grushtit të shtetit në kryeqytetin Naypyidaw, në qytetin më të populluar Yangon dhe në Pathein.

Protestuesit, shumica murgj budistë, punëtorë dhe studentë, reaguan ndaj grushtit të shtetit duke mbajtur flamuj të kuq që përfaqësojnë Lidhjen Kombëtare për Demokraci (NLD), partia e ish-ministres të Jashtëm të ndaluar dhe lideres de facto të vendit, Aung San Suu Kyi.

Protesta u organizua përkundër qasjes së limituar në internet pas puçit ushtarak.

Puçi ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 mori, pushtetin më 1 shkurt dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit.

Më pas u arrestuan presidenti Win Myint dhe ministrja e Jashtme, njëherësh liderja e vendit, Aung San Suu Kyi, si dhe figura të tjera kryesore të partisë në pushtet Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, i cili mori administrimin e vendit, premtoi rikthim në zgjedhje demokratike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa liderja Aung San Suu Kyi i bëri thirrje vendit për të protestuar kundër grushtit të shtetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se do të bëjnë çdo gjë që kanë në dispozicion për t’i mobilizuar të gjithë aktorët dhe komunitetin ndërkombëtar që puçi ushtarak të mos ketë sukses.

The post Mianmar, protestat kundër grushtit të shtetit vazhdojnë për të tretën ditë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë

Radio-Ahireti

Vaksinat COVAX kundër COVID-19, pritet të arrijnë në Kosovë në javën e parë të muajit mars

Radio-Ahireti

Turqi, një sipërmarrës ndërtoi strehë për macet për t’i mbrojtur nga i ftohti

Radio-Ahireti

Hoti: S’e kemi pritur këtë rezultat, marr përgjegjësinë e humbjes

Radio-Ahireti

KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën

Radio-Ahireti

Brenda disa dite fillon verifikimi i votave të diasporës, numërimi i tyre kryhet për dy ditë

Radio-Ahireti