mianmar-–-rritet-numri-i-te-vdekurve,-ushtaret-bastisin-dhe-demtojne-kishat

Mianmar – Rritet numri i të vdekurve, ushtarët bastisin dhe dëmtojnë kishat

Në Mianmar, numri i të vdekurve nga ndërhyrja e armatosur e forcave të sigurisë ndaj protestat kundër grusht shtetit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 581.

Në raportin ditor të Agjencisë së Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmar (AAPP) deklarohet se në 24 orët e fundit humbën jetën 11 persona.

Në raport shkruhet se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 581 ndërsa 2 mijë e 750 persona janë arrestuar.

Ndërsa për 463 opozitarë të grushtshtetit është shpallur urdhër për arrest.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se ushtria e Mianmarit, për të kërkuar protestuesit në shtetin Kachin, kanë bastisur kishat.

Sipas lajmeve në faqen e internetit “The Irrawaddy”, në prefekturën Mohnyin që varet nga Kachi, ushtarët bastisën disa kisha duke pretenduar se protestuesit po fshiheshin aty dhe sulmuan ata që ishin brenda.

Theksohet se ushtarët thyen portat e kishave që bastisën dhe dëmtuan disa sende në kisha. /trt

The post Mianmar – Rritet numri i të vdekurve, ushtarët bastisin dhe dëmtojnë kishat appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Britani, hetime për krime lufte ndaj bashkëshortes së Assadit

Radio-Ahireti

Vaksinohen kundër coronavirusit 2,419 punëtorë shëndetësorë

Radio-Ahireti

95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” pritet të arrijnë në Kosovë

Radio-Ahireti

Erdoğan: Turqia është vendi që kryen vaksinimin më me sukses në botë

Radio-Ahireti

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve: Janë 499 vendvotime që duhet të rinumërohen, këto janë arsyet

Radio-Ahireti

Vrasja e Agonis Tetajt, babai i tij i shkruan letër Lumir Abdixhikut

Radio-Ahireti