“Ne duam të rrisim investimet në mbrojtje, aftësitë civile dhe ushtarake, si edhe gatishmërinë operacionale”, tha Michel për shtypin pas videokonferencës së udhëheqësve, raporton ATSh.
Në vitet e fundit, BE është përpjekur të koordinohet më ngushtë për çështjet e sigurisë.
Qëllimi kryesor është një autonomi më e madhe strategjike, duke lejuar Europën të projektojë interesat dhe vlerat e saj në një skenë botërore, ku Shtetet e Bashkuara duket se po tërhiqen, ndërsa Kina dhe Rusia po bëhen më këmbëngulëse.