Image default

Mijëra qytetarë të evakuuar pas shpërthimit të vullkanit (Video)

Mbi pesë mijë persona janë evakuuar për në zona të sigurta, pas shpërthimit të vullkanit Ulawun në provincën Nju-Uest Birtain në Guinenë e Re Papua.

“Vullkani Ulawun, që bën pjesë në Arkipelagun Bismark ka filluar të nxjerrë llavë që nga orët e mëngjesit të djeshëm”, raportoi “Radio New Zealand”.

Shtresa e tymit është shpërndarë në një diametër prej disa kilometrash, ndërsa pesë mijë personat janë evakuuar nga zonat të cilat janë prekur nga hiri vullkanik.

Sipas Qendrës Studimore Gjeologjike të Guinesë së Re Papua, Ulawun konsiderohet si vullkani më i lartë dhe me rrezikun më të madh në vend. /kp/Telegrafi/

https://youtu.be/tRGTOvX9gls

 

TË ngjajshme

Sulmet kundër Islamit në Francë u rritën me 53 për qind në vitin 2020

Radio-Ahireti

Zyrtari i lartë i BE-së bën thirrje për formimin e Institutit “për trajnimin e imamëve”

Radio-Ahireti

Arabia Saudite: Vaksinimi antiCOVID kusht për haxhillëkun

Radio-Ahireti

Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm – pasagjerët e aeroporteve dërgohen në strehimore (Video)

Radio-Ahireti

“Nuk është problem që gomarët hyjnë në universitet, problem është po qe se dalin me diploma universiteti”

Radio-Ahireti

Ka qenë në vetëizolim, është infektuar me COVID-19 – e sëmura nga SHBA rrëfen përvojën e saj

Radio-Ahireti