miliona-njerez-tashme-kane-fshire-whatsapp-in

Miliona njerëz tashmë kanë fshirë WhatsApp-in

Braktisja e platformës ishte aq e madhe sa WhatsApp u desh të shtynte zbatimin e kushteve të reja, të cilat ishin planifikuar për 8 shkurt, për 15 maj, në mënyrë që t’u shpjegonte përdoruesve ndryshimet që po bëhen, shkruan The Guardian.

Gjatë tre javëve të para të janarit, platforma e mesazheve Signal fitoi 7.5 milionë përdorues të rinj në të gjithë botën dhe Telegram 25, ndërsa WhatsApp ra nga vendi i tetë në vendin e 12-të më të shkarkuar në Mbretërinë e Bashkuar në 12 janar.

Nga ana tjetër, Signal më 6 janar nuk ishte as midis 1000 aplikacioneve të para më të shkarkuara, dhe më 9 janar arriti vendin e 1-rë.

Drejtori i Politikave Publike të WhatsApp për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Niam Sweeney i tha Komitetit të Punëve të Brendshme se beson se eksodi lidhet me azhurnimin e kushteve të shërbimit të kompanisë.

Siç shpjegoi, azhurnimi supozohej të mundësonte një grup të ri mjetesh rreth mesazheve të biznesit dhe të siguronte transparencë më të madhe rreth politikave ekzistuese të privatësisë. “Ne duam ta bëjmë të qartë se azhurnimi nuk do të ndikojë në privatësinë e mesazheve me miqtë dhe familjen në asnjë mënyrë”, tha WhatsApp.

TË ngjajshme

Çfarë merr teknologjia nga jetët tona?

Radio-Ahireti

Gjermanët krijojnë telefon 30% më të lehtë me një material të ri

Radio-Ahireti

MiG-41, Rusia prezanton planet e avionit gjuajtës hipersonik ‘të gjeneratës së gjashtë’

Radio-Ahireti

Maskat nuk po hiçen, Apple teston një mënyrë të re për të zhbllokuar iPhone

Radio-Ahireti

Mos e lini iPhone tërë natën në rrymë

Radio-Ahireti

Publikohen pamje të iOS të ri

Radio-Ahireti