ministri-turk-i-bujqesise-dhe-pylltarise-fillon-viziten-zyrtare-ne-shqiperi

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë fillon vizitën zyrtare në Shqipëri

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka filluar vizitën zyrtare njëditore në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama, raporton Anadolu Agency(AA).

Kryeministri Rama ka pritur në takim ministrin turk Pakdemirli në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ministri Pakdemirli do të realizojë takim edhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Pas takimeve me zyrtarët në Tiranë, ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të vizitojë Qarkun e Shkodrës, ku Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të shpërndajë ndihma për fermerët në zonat e përmbytura në muajit e fundit.

The post Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë fillon vizitën zyrtare në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion një-etnik në Kosovë

Radio-Ahireti

Mjekët paralajmërojnë se Navalny mund të vdesë shpejt

Radio-Ahireti

Masat e reja? Flet ministri Vitia

Radio-Ahireti

Kancelari austriak: Disa shtete të BE-së kanë kontrata sekrete të vaksinave

Radio-Ahireti

6 viktima dhe 372 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Merkel uron Kurtin: Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë

Radio-Ahireti