mitrovicasit-i-kapin-hajnat-dhe-i-incizojne-derisa-vjen-policia

Mitrovicasit i kapin hajnat dhe i incizojnë derisa vjen Policia

Me datën 09.04. 2021 rreth orës 00:57 në fshatin Gushavc, Mitrovicë janë kapur dy persona të dyshuar, të cilët janë vërejtur dje nga ana e fshatareve, tek të njëjtit është gjetur një pistoletë e prodhimit çek me karikator me 7 fishekë të cal. 7.65 mm, si dhe armatim për thyerje dhe vjedhje: levë, dorëza, kapelë  ngjyrë e zezë, lidhëse të plastikës dhe një portofol me dokumente të identifikimit.

Njësiti hetimor nga SP-Veri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes  si dëshmi kanë konfiskuar material dëshmues, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për dhënien e deklaratës.

Është kontaktuar prokurori shtetëror për Vepra të Rënda i cili rastin e kualifikon si  më lartë.

Me punë të mëtutjeshme operative Njësiti Hetues  SP-Mitrovica – Veri kanë ardhur deri tek të dhënat Operative se të dyshuarit në shtëpitë e tyre  posedojnë armë tjera dhe municion. Me urdhër vërbal nga gjyqtari kujdestar janë lejuar dhe kryer tri bastisje, në tri lokacione.

Lokacioni 1- fsh. Bistricë, KK Leposaviq –janë gjetur një pushkë automatike, dhe një  armë M-48.

Lokacioni 2-Mitrovica Jug – Lagja Kolonia- janë gjetur – pjesë të pushkës automatike, karikator të pistoletës , si dhe një sasi e municionit të kalibrit të ndryshëm.

Lokacioni 3 –Zveçan –Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë.

Nga të dyshuarit janë marrë tre telefona mobil, të cilët kanë material  të shumtë dëshmues, për  vepra të ndryshme  penale, në këtë drejtim hetimet vazhdojnë.

Ndërkohë është kontaktuar Prokurori kujdestar, nga ana e hetuesisë, të dyshuarve ju  caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

Gjatë kryerjeve së punëve operative-hetimore  policore, është ofruar bashkëpunim i mirë dhe asistencë nga ana e  hetimeve: SP – Mitrovica-Jug, SP-Leposaviq , SP-Zveçan.

TË ngjajshme

Vetëm Kosova pa vaksinë, Hoti e Zemaj lavdërohen për menaxhimin e pandemisë

Radio-Ahireti

Gruaja e Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik pas një viti

Radio-Ahireti

Vdes vëllai i ministrit Liburn Aliu: Pusho i qetë Xeni

Radio-Ahireti

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Eksperti amerikan: Me Joe Biden president është e mundur gjetja e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi

Radio-Ahireti

Ahmeti thumbon Kurtin: Me shku dikur te varri i Rugovës ishte blasfemi, do të kryqëzonin

Radio-Ahireti