Image default

Mjeku francez akuzohet për helmim të 17 personave 10 orë më parë

Franca ka nisur hetim penal kundër një doktori francez që dyshohet të ketë helmuar 17 persona.

Anesteziologu, Frédéric Péchie, tashmë është hetuar edhe për shtatë raste tjera të helmimit, që në total kanë rezultuar me nëntë vdekje.

Prokurorët dyshojnë se ai me qëllim ka manipuluar me pozitën e tij duke krijuar situata urgjente, ashtu që të tregojë atë që di.

Péchier, i cili mohon këto pretendime, përballet mee burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP se hetimet nuk kanë vërtetuar asgjë.

“Ka mundësi që Doktori Pechier të ketë kryer këto helmime. Mirëpo hipoteza nuk është asgjë më shumë se hipotezë”, ka thënë Borgne.

Pechier, 47-vjeçar është hetuar gjatë majit të vitit 2017, për shtatë helmimet e para. Ai më pas është liruar, mirëpo i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit.

Këtë javë ai është marrë në pyetje nga policia për 66 raste të sulmeve në zemër që u kanë ndodhur pacientëve gjatë operacioneve, ndonëse ato intervenime nuk ishin konsideruar shumë të rrezikshme.

Prokurori, Etienne Manteaux, u ka thënë mediave lokale se Pechier është “emëruesi i përbashkët” në secilën rast dhe se ai ka qenë në konflikt të hapur me kolegët e tij.

Pechier ka mohuar pretendimet, derisa avokatët e tij kanë akuzuar policinë se ka ndërhyrë në deklaratat që mjeku ka dhënë në intervistimin fillestar.

“Pavarësisht vendimit, karriera ime ka përfunduar”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Askush nuk mund t’i besojë një doktori, që në një periudhë është akuzuar për helmim. Familja ime është e thyer dhe jam i frikësuar për fëmijët e mi”, është shprehur ndër të tjera Pechier./rel/

TË ngjajshme

Kastrati: Edhe 11 shtëpi të reja në Komunën e Deçanit

Radio-Ahireti

Krasniqi: Vjosa Osmani ka bërë shkelje kushtetuese

Radio-Ahireti

Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor e korrik do të kthehet normaliteti në vend

Radio-Ahireti

E shkarkoi nga detyra e shefit të Policisë, Avdullah Hoti mund ta ketë koleg në Kuvend Rashit Qalajn

Radio-Ahireti

Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave

Radio-Ahireti

Biden bisedon me Macron për të forcuar lidhjet SHBA – Francë

Radio-Ahireti