molliqaj:-gjykata-speciale-eshte-politike-dhe-per-kete-arsye-do-t’i-denoje-ish-kreret-e-uck-se

Molliqaj: Gjykata Speciale është politike dhe për këtë arsye do t’i dënojë ish-krerët e UÇK-së

Referuar deklarimeve të mëparshme të Molliqajt i cili është shprehur se krerët e UÇK-së do të dënohen, ai është shprehur se duhet të bëhet e qartë se partia që ai udhëheq është kundër Gjykatës Speciale që sipas tij po dëmton përpjekjen e Kosovës për liri, shkruan lajmi.net.

“Mund dikush ta sheh për herë të pare, ne jemi të prerë kundër Gjykatës Speciale, ne mendojmë se është shumë e padrejtë dhe besojmë se edhe sot do të duhej të zhbëhej. Ne kemi bërë aksione kundër Gjykatës Speciale edhe tani si PSD. Besojmë që është përgjegjësi e Kurti dhe Vetëvendosjes që nuk e zhbën Gjykatën Speciale, ka mundësi politike, juridike e morale për ta bërë, por këtë e dimë se nuk do ta bëjë sepse tashmë është i interesuar ta dëmtojë jo vetëm individë të caktuar, por e ka për ta dëmtuar përpjekjen tonë për liri.”, tha Molliqaj.

Molliqaj gjithashtu është shprehur se nuk ka të bëjë as me faktet e as me dëshmitë fakti që do të dënohen ish-krerët e UÇK-së, por me faktin se sipas tij Gjykata Speciale është politike dhe nuk ka shansë të mos ketë të dënuar politikë.

“Pse unë kam thënë se gjasat janë për denim? Kjo nuk ka të bëjë me faktet dhe as me dëshmitë, por unë besoj në atë që kemi diskutuar në PSD se Gjykata Speciale është projekt politik që ka për qëllim të tregojë se në Kosovë ka pasur ndërmarrje kriminale që ka pasur si synim pushtetin dhe territorin. Misioni i kësaj gjykate është politik dhe nuk ka shansë të mos ketë të dënuar politik.”, tha Molliqaj. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Transportuesit kërkojnë plotësimin e kërkesave, dhjetëra autobusë i afrohen qeverisë

Radio-Ahireti

Selmanaj: LDK nuk po i kalon ditët më të mira të saj

Radio-Ahireti

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Radio-Ahireti

Arrestohen 8 zyrtarë policorë, dyshohen për disa vepra penale

Radio-Ahireti

​Bullgaria rihap restorantet

Radio-Ahireti

Gecaj reagon pas deklaratave të Bashës: Krahasimet me pushtetin e Millosheviqit i bëjnë vetëm të çmendurit

Radio-Ahireti