molliqaj:-ldk-ja-nuk-ekziston-me-pasi-votoi-vjosa-osmanin

Molliqaj: LDK-ja nuk ekziston më pasi votoi Vjosa Osmanin

Duke folur për votimin e LDK-së që Vjosa Osmani të bëhet president, ai tha se që nga ajo ditë LDK-ja më nuk ekziston.

“Ata janë fshehur dhe po të ishin triumfues siç thoshin, do të dilnin e të flisnin. Tash LDK-ja është subjekt pa busullë dhe pa udhëheqje. Ata do të jenë aty sa herë që i duhen Kurtit gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka thënë Molliqaj në RTK.

Sipas tij, kjo është logjikë liberale që ballafaqohet me pushtete autoritare, edhe pse kjo s’ka të bëjë drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne më 18 shkurt jemi deklaruar për këtë fenomen të LDK-së. Nuk kemi pas informata dhe nuk e kemi ditur se si do të veprojë LDK-ja në rastin e Vjosa Osmanit, por duke e shikuar analizën na ka dërguar aty”, ka thënë Molliqaj.

“LDK-ja është aty deri në ditën që nuk janë më. E keni rastin e Haki Abazit, ishte zëvendëskryeministër, tash është i 58-të më i votuari në VV. Kjo ndodh në Rusi, në Hungari… në Lindje. S’keni më pa më president dhe kryteparamentar. Kjo është analizë dhe s’mund të devijoj”, ka thënë ai.

TË ngjajshme

Tre të arrestuar, sulmuan me thikë një kosovar në Bresje

Radio-Ahireti

Vdes një 33 vjeçare në Fushë-Kosovë, dyshohet se e vrau dikush

Radio-Ahireti

Kërkohet nga qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në Kuvend

Radio-Ahireti

Shpërthen vullkani në Islandë

Radio-Ahireti

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Prioritet është vaksina, pastaj dialogu me Serbinë

Radio-Ahireti

SBASHK-u kërkon shtesat e marsit dhe rritjen vjetore të pagës falë përvojës

Radio-Ahireti