moscertifikimi-i-disa-deputeteve,-vv-dhe-aak-dorezojne-ankese-ne-gjykaten-supreme

Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua as kreu i saj, Albin Kurti, e më pas nuk u certifikua as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike të cilave nuk iu certifikuan kandidatët për deputetë.Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.

The post Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Papa Françesku: Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet në Kuds

Radio-Ahireti

Pasaportat e imunizimit, nisin të aplikohen në disa shtete, hapen debatet nëse diskriminojnë

Radio-Ahireti

Më 11 shkurt, seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Radio-Ahireti

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Radio-Ahireti

Kurti: Dëshmorët janë bartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni

Radio-Ahireti

Votuesit nga diaspora të shqetësuar se mund të manipulohet me votat e tyre

Radio-Ahireti