mpj-e-rusise:-te-mos-kete-presione-kohore-per-te-ashtuquajturen-marreveshje-kosove-–-serbi

MPJ e Rusisë: Të mos ketë presione kohore për të ashtuquajturën marrëveshje Kosovë – Serbi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e ka emëruar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se procesi nuk bën të përshpejtohet, përcjell lajmi.net.

Sipas MPJ-së ruse, duhet të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimar midis #Beogradit dhe #Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordiohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë.

Ndërsa në anën tjetër, Zakharova ka thënë se vendet perëndimore nuk po reagojnë ndaj siç pretendojnë ata, retorikës radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitorës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Haradinaj: Nuk kemi ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Osmanit për presidente

Radio-Ahireti

Daçiq: Mos të provojnë t’i sjellin Serbisë “non-paper” lidhur me Kosovën

Radio-Ahireti

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, krijohen kolona në kufi

Radio-Ahireti

Austriaku i lë dy milionë euro në testament për fshatin francez që e shpëtoi nga nazizmi

Radio-Ahireti

Arrestohen dy persona për grabitjen e para tri dite në Prishtinë

Radio-Ahireti

Milaim Zeka infektohet me koronavirus, kjo është gjendja e tij

Radio-Ahireti