mustafa-pas-takimit-me-lajcak:-integriteti-territorial-i-kosoves-eshte-i-pa-negociueshem

Mustafa pas takimit me Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm

Kryetari i dorëhequr i LDK-së me këtë rast falënderoi diplomatin sllovak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do të sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Orientimi ynë mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimorë”, u shpreh Mustafa.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai është takuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me liderë të partive politike. Pas përfundimit të vizitës, diplomati sllovak do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi dhe Serbi. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

3 milionë viktima në botë nga Covid-19

Radio-Ahireti

Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Radio-Ahireti

Policit kufitar ia ofroi 50 euro, Gjykata e Prizrenit merr vendim për të

Radio-Ahireti

Beogradi vaksinon mbi 8 mijë e 400 serbë të Kosovës, mbi 7 mijë e 500 morën edhe dozën e dytë

Radio-Ahireti

​Vijon rinumërimi i mbi 400 vendvotimeve

Radio-Ahireti

Islam Pacolli i AKR-së: KQZ duhet të lejojë rinumërimin e plotë, kjo nuk ka alternativë

Radio-Ahireti